Virtual Training (BTTC) trajnime mesuesi – eficiensa energjitike – guida turistike

PEARSON (online training – testing – certification)
20/04/2020
Barleti Online (procesi akademik universitar online)
22/04/2020

Virtual Training (BTTC) trajnime mesuesi – eficiensa energjitike – guida turistike

Virtual training është një njësi online ofrimi trajnimesh dhe konsulencash, e cila mbështet, orienton dhe ndihmon profesionalisht, formimin dhe kualifikimin e individëve dhe profesionistëve të interesuar, në një spektër të gjerë tematikash, profilesh, sektorësh dhe industrish.

Njësia të shoqëron në një gamë të gjere informacioni dhe materialesh tekst, videoregjistrime, audioregjistrime, prezantime si dhe modele të gatshme referuese formularësh apo dokumentacioni në kuadër të trajnimeve dhe konsulencave online.

Në të mund të orientohesh të ndjekësh në çdo kohë trajnime të ndryshme dhe mund të asistosh në çdo moment në trajnime apo konsulenca online live.,

Kjo njësi do ofrojë dhe mundësojë për këdo zgjidhje praktike, të shpejta, konkrete dhe shumë profesionale, jo vetëm në lidhje direkte me punën dhe profesionin e të interesuarve por edhe me hapat e zhvillimit profesional e promovimit të tyre në karriere.